Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS

Ka përfunduar në 11 qarqe numërimi i votës së diaporës për subjektet politike, ndërsa vetëm për qarkun e Korçës vijon numërimi për kutitë e fundit. Ndërkohë, gara e fortë po zhvillohet në qarkun e Tiranës për kandidatët në listën e hapur të PS. Kur kanë mbetur mbi 50 kuti për t’u numëruar,  Olta Xhaçka ka […]

maj 18, 2025 - 18:00
 0  6
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS

Ka përfunduar në 11 qarqe numërimi i votës së diaporës për subjektet politike, ndërsa vetëm për qarkun e Korçës vijon numërimi për kutitë e fundit.

Ndërkohë, gara e fortë po zhvillohet në qarkun e Tiranës për kandidatët në listën e hapur të PS. Kur kanë mbetur mbi 50 kuti për t’u numëruar,  Olta Xhaçka ka arritur të dalë para me një diferncë të vogël nga “rivalja” e saj Blerina Gjylameti.

VOTIMI NGA JASHTË!

Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore ka përfunduar në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Shkodër
  4. Dibër
  5. Lezhë
  6. Fier
  7. Vlorë
  8. Elbasan
  9. Berat
  10. Gjirokastër

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore vijon vetëm në qarkun Korçë.

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Shkodër
  4. Fier
  5. Lezhë
  6. Dibër
  7. Elbasan
  8. Vlorë
  9. Berat
  10. Gjirokastër

Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).