Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po vazhdojnë të rriten, ndërsa një debat i ashpër ka ndodhur mes Nichit dhe influencueses bjelloruse, Olechka Grigorieva.
Nichi, i cili këtë javë mban rolin e kapitenit të shtëpisë, ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po kujdeset që ato të përmbushen nga të gjithë.
Megjithatë, gjatë kontrollimit të punëve, ai i është drejtuar Olechkës, duke e kritikuar për moskryerjen e njërës prej detyrave.
Në debat e sipër, Nichi nuk ka lënë pa përmendur as afrimitetin e saj me reperin Fuego, me të cilin ajo është parë gjithnjë e më e afërt gjatë ditëve të fundit.
“Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha ai.
Por Olechka nuk e ka pritur në heshtje këtë koment dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në punët e saj.
“Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.
Përplasja mes tyre ka shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpi, ndërsa mbetet të shihet nëse raporti mes dy banorëve do të përkeqësohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




