Ikja masive e qytetarëve, Muhaxheri: Pa masa konkrete, ky trend do të vazhdojë, duke e dobësuar edhe më shumë ekonominë e Kosovës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë dhe pagesave të ulëta. ‘’Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga viti 2012 deri në vitin 2023, rreth 365 mijë qytetarë janë larguar nga vendi. Ky emigrim masiv është

shkurt 18, 2025 - 12:00
 0  6
Ikja masive e qytetarëve, Muhaxheri: Pa masa konkrete, ky trend do të vazhdojë, duke e dobësuar edhe më shumë ekonominë e Kosovës
ikja-masive-e-qytetareve,-muhaxheri:-pa-masa-konkrete,-ky-trend-do-te-vazhdoje,-duke-e-dobesuar-edhe-me-shume-ekonomine-e-kosoves

ikja-masive-e-qytetareve,-muhaxheri:-pa-masa-konkrete,-ky-trend-do-te-vazhdoje,-duke-e-dobesuar-edhe-me-shume-ekonomine-e-kosoves


Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë dhe pagesave të ulëta.

‘’Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga viti 2012 deri në vitin 2023, rreth 365 mijë qytetarë janë larguar nga vendi. Ky emigrim masiv është rezultat i mungesës së mundësive të punës, pagave të ulëta, mungesës së perspektivës dhe skemave të reja të punësimit në BE’’ thotë ai.

Sipas Muhaxherit, largimi i qytetarëve ka shkaktuar mungesë të largimit të fuqisë punëtore e veçmas në sektorin e ndërtimtarisë dhe shërbimeve industriale

‘’Largimi i qytetarëve ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore, sidomos në ndërtimtari, shërbime dhe industri, duke dëmtuar bizneset dhe ekonominë. Rënia e konsumit dhe sfidat për sigurimet shoqërore janë probleme që do të ndikojnë afatgjatë’’ shprehet ai.

Për të Qeveria Kurti, ka dështuar të krijojë politika që do të mund ta ndalnin ikjen e qytetarëve.

‘’Qeveria Kurti ka dështuar të krijojë politika efikase për të frenuar këtë fenomen, duke mos ofruar zgjidhje për rritjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës’’ deklaroi Muhaxheri

Sipas tij, pa masa konkrete, trendi i ikjes do ta vazhdojë edhe më tutje dobësimin e ekonomisë kosovare.

‘’Pa masa konkrete, ky trend do të vazhdojë, duke e dobësuar edhe më shumë ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës’’ deklaroi ai.