Incidenti me flamujt, Taravari: Mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret drejtësia!

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas, siç The post Incidenti me flamujt, Taravari: Mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret drejtësia! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 30, 2024 - 14:00
 0  6
Incidenti me flamujt, Taravari: Mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret drejtësia!

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas, siç ai shkruan, u përdhosën nga grupe huliganësh dhe një zyrtar policor.

“Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia! Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë. Veprimet e tij si nxitës i tensioneve duhet të trajtohen bazuar në ligj dhe pa tolerancë”, shruan Taravari në rrjetet sociale.

Sa për festën, Taravari shkruan se “shqiptarët prej kohësh nuk kishin festuar aq gjatë, aq mirë dhe aq masivisht, saqë kjo trazoi edhe ata që synojnë destabilizimin”.

“Flamuri Shqiptar nuk është valvitur kurrë si pushtues ndaj ai festohet me kaq dashuri nga ne!”, qendron në fund të shkrimit të Taravarit.

The post Incidenti me flamujt, Taravari: Mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret drejtësia! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .