Infermieria në Manastir, nga e mesme profesionale në fakultet

Pavarësisht largimit të madh nga vendi të infermierëve, për herë të parë fakulteti i infermierisë do të hapet në Manastir në kuadër të Universitetit Shën Klimenti i Ohrit. Në kuadër të këtij fakulteti parashihen edhe studime edhe për akusheri dhe fizioterapi. Këtë e paralajmëroi ministrja e arsimit, Vesna Janevska duke sqaruar se kjo do të […]

Prill 23, 2026 - 18:30
Infermieria në Manastir, nga e mesme profesionale në fakultet

Pavarësisht largimit të madh nga vendi të infermierëve, për herë të parë fakulteti i infermierisë do të hapet në Manastir në kuadër të Universitetit Shën Klimenti i Ohrit. Në kuadër të këtij fakulteti parashihen edhe studime edhe për akusheri dhe fizioterapi.

Këtë e paralajmëroi ministrja e arsimit, Vesna Janevska duke sqaruar se kjo do të bëhet e mundur përmes një ligji të përgatitur nga deputetët dhe Ministria e Arsimit.

“Ky projekt të cilin tani e bëjmë është pikërisht në drejtim të asaj që jo vetëm të marrin kompetenca por edhe ta kuptojnë rëndësinë e profesionit të tyre; për të ndihmuar popullin por edhe për zhvillimin e shtetit”, tha ministrja e arsimit, Vesna Janevska.

Kryetarja e Shoqatës së Infermierëve, Gordana Beshliovska, vlerëson se me avancimin e edukimit të infermierëve, ata më në fund do të fitojnë arsim universitar dhe do të avancohen në zhvillimin e karrierës si ligjërues.

“Zhvillimi i karrierës së infermierëve duhet të jetë në atë drejtim që të ketë arsim universitar dhe atë që e tha ministrja të kenë studime profesionale edhe më tej. Kjo është diçka që në mënyrë shtesë në ligjin për mbrojte shëndetësore do ndryshoj nenin ku ne jemi të diskriminuar dhe ku thuhet se mund të ligjëroni në fakultete për infermiere vetëm nëse kemi fakultet të mjekësisë”, deklaroi Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infemrierëve.

Hapja e fakultetit në Manastir, është pjesë e fazës së dytë të projektit “Forcimi i arsimit dhe rregullimit profesional për infermieret dhe akusheritë në Maqedoni 2026–2028”.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Slloveninë dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë./Alsat.mk.