Sërish “kruhet” me shqiptarët, kreu i Kushtetueses sërish me qasje mohuese
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka dërguar një mesazh të prerë kundër tendencave për futjen e parimit të Badenterit në këtë institucion, duke e cilësuar “etnizimin” e gjyqësorit si një rrezik direkt për rendin demokratik. Gjatë një takimi zyrtar me Kryeprokurorin Nenad Saveski, Kostadinovski theksoi se kërkesat që prekin vendimmarrjen […] The post Sërish “kruhet” me shqiptarët, kreu i Kushtetueses sërish me qasje mohuese appeared first on InfoShqip.com.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka dërguar një mesazh të prerë kundër tendencave për futjen e parimit të Badenterit në këtë institucion, duke e cilësuar “etnizimin” e gjyqësorit si një rrezik direkt për rendin demokratik.
Gjatë një takimi zyrtar me Kryeprokurorin Nenad Saveski, Kostadinovski theksoi se kërkesat që prekin vendimmarrjen mbi baza etnike në Kushtetuese cenojnë thelbin e drejtësisë.
“Tentimet për politizim dhe etnizim të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe të cilit do organ gjyqësor, si dhe krijimi i perceptimit për mosbesim te institucionet, paraqesin goditje direkte ndaj demokracisë. Është koha që politika t’i largojë duartë nga sistemi gjyqësor, ndërsa sistemi gjyqësir të japë rezultate konkrete”, theksoi Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i kreut të Kushtetueses vjen si përgjigje ndaj propozimit të opozitës shqiptare, e cila kërkon që ligjet që kalojnë me shumicë të dyfishtë (Badenter) në Kuvend, të mbrohen me të njëjtin parim edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Ky aktualizim i debatit nisi pasi disa iniciativa që prekin interesat e bashkësisë shqiptare u shfuqizuan nga gjykata me votat e anëtarëve maqedonas, duke anashkaluar votën e gjyqtarëve shqiptarë.
Kostadinovski, nga ana tjetër, bëri thirrje për një “kulturë më të lartë kushtetuese” nga ana e organeve shtetërore, duke kërkuar që politika të përmbahet nga çdo lloj presioni që mund të interpretohet si ndërhyrje në pavarësinë e gjyqtarëve./INA/
The post Sërish “kruhet” me shqiptarët, kreu i Kushtetueses sërish me qasje mohuese appeared first on InfoShqip.com.