Influenza H3 dhe H1 dominon në Maqedoni, rritet rreziku për të pavaksinuarit

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, ka bërë të ditur se viruset më të përhapura aktualisht në vend janë Influenza H3 dhe H1. Ajo gjithashtu konfirmoi se Maqedonia The post Influenza H3 dhe H1 dominon në Maqedoni, rritet rreziku për të pavaksinuarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 12, 2026 - 18:00
 0
Influenza H3 dhe H1 dominon në Maqedoni, rritet rreziku për të pavaksinuarit

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, ka bërë të ditur se viruset më të përhapura aktualisht në vend janë Influenza H3 dhe H1.

Ajo gjithashtu konfirmoi se Maqedonia ndodhet mbi mesataren evropiane për Hepatitin B, por për momentin nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e personave të prekur. Rreziku kryesor sipas Andonovskës qëndron tek të rriturit që nuk janë vaksinuar.

“Ekziston një i ashtuquajtur rrezik rezidual i hepatitit B, veçanërisht tek grupmoshat e pavaksinuara. Kjo përforcon nevojën për vaksinim të hershëm,” theksoi ajo.

Sa i përket virusit që ka prekur edhe fëmijët, drejtuesja e Institutit tha se situata është nën kontroll. Megjithatë, ende nuk ka vendim nëse do të rekomandohet vazhdimi i pushimit të gjysëmvjetorit të dytë në shkolla.

“Po i ndjekim zhvillimet, është herët të japim rekomandime të tilla. Më e rëndësishme është që situata është nën kontroll dhe po monitorohet,” tha Andonovska.

Sipas raportimeve nga Klinika e Fëmijëve në spitalin “Nënë Tereza”, numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është rritur dukshëm gjatë tre javëve të fundit, duke reflektuar përhapjen e virusit në këtë grupmoshë.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se po monitorojnë situatën dhe do të informojnë publiku në rast të ndryshimeve.

Flaka

The post Influenza H3 dhe H1 dominon në Maqedoni, rritet rreziku për të pavaksinuarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .