Kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa, brenda afateve, thonë nga qeveria
Edhe përkundër raportimeve për vonesa në pagesat ndaj qytetarëve nga kthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar, me skanim të kuponëve fiskalë, nga qeveria thonë se kthimi po bëhet me The post Kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa, brenda afateve, thonë nga qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Edhe përkundër raportimeve për vonesa në pagesat ndaj qytetarëve nga kthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar, me skanim të kuponëve fiskalë, nga qeveria thonë se kthimi po bëhet me rregull, përcjell TV21.
Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp tha se kthimi i TVSH-së po bëhet brenda afatit.
“Kthimi po ndodhë rregullisht, ndoshta të gjitha ato, do të thosha mungesa eventuale ose vonesa po tejkalohen në afat. Megjithatë do të më lejoni të kontrollojë me Ministrinë e Financave dhe me Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje tjetër, por nga informatat që i kam, kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa”, tha mes tjerash Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë.
The post Kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa, brenda afateve, thonë nga qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .