Inkuadrimi në BE: Trajkov: Nuk negociojmë nëse çmimi është Maqedonia – Bejta kërkon sqarim nga VLEN
Një deklaratë e zëvendësministres për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me Bashkimin Evropian, Viktorija Trajkov, ka shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin politik në vend, transmeton Flaka. E ftuar The post Inkuadrimi në BE: Trajkov: Nuk negociojmë nëse çmimi është Maqedonia – Bejta kërkon sqarim nga VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një deklaratë e zëvendësministres për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me Bashkimin Evropian, Viktorija Trajkov, ka shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin politik në vend, transmeton Flaka.
E ftuar në emisionin “Për ose Kundër” në Alfa TV, Trajkov deklaroi: “Për ne, negociatat me çdo kusht nuk ekzistojnë! Nëse çmimi është Maqedonia, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas – thjesht nuk negociojmë!”
Trajkov, njëherazi profesoreshë universitare dhe bashkëpunëtore strategjike për politikë të jashtme e presidentit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, theksoi se mbrojtja e identitetit kombëtar është vijë e kuqe për partinë që aktualisht udhëheq Qeverinë.
Deklarata e saj është cilësuar si e papërgjegjshme dhe antievropiane. Ish-ambasadori Fajton Bejta, reagoi menjëherë përmes një deklarate publike:
“Deklarata e Viktorija Trajkov se ‘nëse kjo është çmimi, ne nuk negociojmë’ është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.
E pyesim ministrin Orhan Murtezani dhe liderët e VLEN: A qëndroni edhe ju pas kësaj deklarate antievropiane?
Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE. Vendi ynë është në Evropë, jo në izolim!”
Bejta kërkoi sqarim të menjëhershëm nga partnerët shqiptarë të koalicionit qeverisës, duke theksuar se retorika e tillë cenon procesin e integrimit dhe minon pozicionin e vendit në negociatat me BE-në.
Deklarata vjen në një kohë të ndjeshme për vendin, kur ende nuk janë përmbushur detyrimet kyçe për avancimin e bisedimeve me Brukselin, përfshirë ndryshimet kushtetuese që burojnë nga marrëveshja me Bullgarinë.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur reagim zyrtar nga ministri për Integrim Evropian, Orhan Murtezani, as nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.
Në opinion publik, heshtja e tyre shihet me shqetësim, sidomos në rrethet që presin një orientim të qartë euro-integrues nga të gjitha partitë që janë pjesë e Qeverisë. Flaka
The post Inkuadrimi në BE: Trajkov: Nuk negociojmë nëse çmimi është Maqedonia – Bejta kërkon sqarim nga VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
