Punëtorët paralajmërojnë revoltë për pagat, protesta pritet në janar
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njofton se ditët në vijim do të përcaktojë datën e protestës së punëtorëve, për të kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe The post Punëtorët paralajmërojnë revoltë për pagat, protesta pritet në janar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njofton se ditët në vijim do të përcaktojë datën e protestës së punëtorëve, për të kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritje prej 100 euro për pagat e tjera.
Përfaqësuesit e LSM-së, përfshirë Ivan Pesheski, theksojnë se protesta do të zhvillohet për të adresuar mungesën e respektimit të marrëveshjeve kolektive dhe për të kërkuar vlerësim real të punëtorëve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
“Gjatë kësaj jave do të përcaktojmë vendin dhe kohën për një protestë të madhe të punëtorëve, e cila do të bëhet para organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë,” tha Pesheski.
Nga ana tjetër, Organizata e Punëdhënësve shpreh shqetësim për kërkesën e pagës minimale, duke e konsideruar të pamundur në sektorët ku pagat mesatare janë nën 31,000 denarë.
“Kërkesa për pagë minimale prej 36,000 denarësh në sektorët ku nuk është e qëndrueshme nuk është serioze. Duhet të kemi parasysh se kjo mund të ndikojë në kompanitë dhe numrin e punëtorëve,” tha Angell Dimitrov.
Sipas njoftimeve, protesta pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të janarit, ndërsa LSM do të përcaktojë datën dhe vendin zyrtarisht në ditët në vijim. Gazeta Flaka
The post Punëtorët paralajmërojnë revoltë për pagat, protesta pritet në janar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .