Inspektoriati i Komunës së Gostivarit fillon shqiptimin e gjobave për ndotjen e hapësirave publike
Inspektoriati i Komunës së Gostivarit ka filluar me shqiptimin e dënimeve ndaj kundërvajtësve, në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike, ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara për The post Inspektoriati i Komunës së Gostivarit fillon shqiptimin e gjobave për ndotjen e hapësirave publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Inspektoriati i Komunës së Gostivarit ka filluar me shqiptimin e dënimeve ndaj kundërvajtësve, në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike, ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara për këtë qëllim.
Nga Komuna e Gostivarit u bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për mjedisin dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.
“Gostivari është shtëpia jonë e përbashkët – andaj secili prej nesh ka përgjegjësi të kontribuojë për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.
Autoritetet komunale apelojnë që qytetarët të denoncojnë çdo rast të ndotjes së hapësirave publike, ndërsa masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Gazeta Flaka
The post Inspektoriati i Komunës së Gostivarit fillon shqiptimin e gjobave për ndotjen e hapësirave publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .