Spitali i Gostivarit pasurohet me specialiste të Reumatologjisë

Spitali i Gostivarit është pasuruar me një risi të rëndësishme në shërbimet shëndetësore, duke u pajisur për herë të parë me kuadër specialiste në fushën e Reumatologjisë. Dr. Mediha Lushi The post Spitali i Gostivarit pasurohet me specialiste të Reumatologjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 28, 2026 - 17:30
 0
Spitali i Gostivarit pasurohet me specialiste të Reumatologjisë

Spitali i Gostivarit është pasuruar me një risi të rëndësishme në shërbimet shëndetësore, duke u pajisur për herë të parë me kuadër specialiste në fushën e Reumatologjisë.

Dr. Mediha Lushi Selimi ka kaluar sot me sukses provimin specialistik pranë Klinikës Universitare të Reumatologjisë dhe nga sot mban titullin Specialiste e Reumatologjisë.

“Me këtë arritje, Spitali i Gostivarit zgjeron gamën e shërbimeve të specializuara dhe u mundëson pacientëve qasje më të lehtë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatologjike,” thuhet nga institucioni.

Në emër të drejtorit të Spitalit të Gostivarit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, dhe stafit të spitalit, është shprehur mbështetje dhe urim për specialisten e re.

“I urojmë Dr. Mediha Lushi Selimit suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit,” thuhet në urimin zyrtar.

Kjo risi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor në Gostivar dhe rajon.Gazeta Flaka

The post Spitali i Gostivarit pasurohet me specialiste të Reumatologjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .