“Interpelanca” e pa rëndësishme, Dauti: Barazia për mua më e rëndësishme se pozita

Deputetja Ilire Dauti e cila në Kuvend e ka edhe detyrën e Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi nuk frikësohet nga shkarkimi edhe pse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pranoi interpelancën e ngritur ndaj sajë nga Levica, për siç thonë “bllokimin” e punës së komisionit për shkak se nuk pranon të procedojë […] The post “Interpelanca” e pa rëndësishme, Dauti: Barazia për mua më e rëndësishme se pozita appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 19, 2024 - 22:00
 0  6
“Interpelanca” e pa rëndësishme, Dauti: Barazia për mua më e rëndësishme se pozita

Deputetja Ilire Dauti e cila në Kuvend e ka edhe detyrën e Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi nuk frikësohet nga shkarkimi edhe pse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pranoi interpelancën e ngritur ndaj sajë nga Levica, për siç thonë “bllokimin” e punës së komisionit për shkak se nuk pranon të procedojë ligjin e “Branitellave”.

Dauti në një prononcim për media, pasi përfundoi seanca në të cilën përsëri u tentua “kontrabandimi” i ligjit të “Branitellave” ka thënë se asnjëherë në asnjë përbërje paraprake nuk ka ndodhur që të shkarkohet një kryetar komisioni dhe nëse ndodh kjo do të ishte hera e parë që Kuvendi bën një veprim të tillë.

“Interpelanca ndaj meje, eventualisht shkarkimi im ndoshta mund të jetë rasti i vetëm. Në RMV dhe Kuvendin e RMV-së me sa unë kam informacione nuk ka ndodhur më heret po ndoshta duhet parë edhe më gjërë. Nuk e marr si personale, por është thjeshtë luftë ndaj njerëzve që kërkojnë trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve në këtë rast edhe të palës tjetër ish ushtarëve të UÇK-së të cilët kanë qenë pjesmarrës në konfliktin e vitit 2001” – tha Ilire Dauti.

Megjithatë, shton se për të nuk është e rëndësishme pozita e kryetares dhe se më e rëndësishme është barazia e qytetarëve.

“Të rëndësishme e kam shumë arsyen për të cilën besoj se duhet të ne të gjithë qytetarët pavarësisht edhe nga rroli që e kemi në këtë rast edhe si politikan, t’i shërbejmë barazisë të gjithë qytetarëve, unë këtë pjesë e kam të rëndësishme. Vazhdoj me të njëjtin insistim, të njejtat parime dhe principe politike të veproj dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme”- tha Ilire Dauti.

Thotë se gjatë gjithë kohës dhe punës së sajë ka vepruar dhe punuar në përputhje me rregulloren e Kuvendit të RMV-së. Shton se nëse pranon “propozimin” e Branitellave propozim të cilit sipas Dautit i ka kaluar afati do bënte shkelje të rregullores.

“Do duhet të mendohen më shumë se sa çka do bëjmë ne, do duhet të mendohen ata të cilët janë duke i ndërmarrë këto hapa, ndaj fjalës së lirë, ndaj sjelljes së lirë dhe demokratike të deputetit sepse jo rastësisht, qytetarët kanë votuar dhe kanë zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe ne po bëjmë vetëm atë që i përfaqëson qytetarët, ashtu siç kemi deklaruar para tyre në mbrotje të vlerave – tha Ilire Dauti.

Kujtojmë, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ditë më parë pranoi interpelancën e Levicës kundër Dautit me arsyen se deputetja e Frontit Europian bllokon punën e Komisionit që drejton sepse nuk e vendos në rend dite, ligjin për të drejta eksluzive për “Branitellat” dhe pjestarët e familjeve të tyre. /tvklan.mk

The post “Interpelanca” e pa rëndësishme, Dauti: Barazia për mua më e rëndësishme se pozita appeared first on InfoShqip.com.