Mickoski: Deri në fund të vitit më shumë se një miliard euro investime të huaja direkte

Kryeministri Hristian Mickoski pret që investimet e huaja direkte deri në fund të këtij viti të tejkalojnë vlerën më të madhe se një miliard euro, me çka, siç thotë, Maqedonia do të bëhet një nga shtetet udhëheqëse në rajon. “Mendoj se atë që premtuam, e realizuam dhe më shumë se kaq. Vazhdojmë me aktivitetet. Pres […]

dhjetor 14, 2024 - 20:00
 0  5
Mickoski: Deri në fund të vitit më shumë se një miliard euro investime të huaja direkte

Kryeministri Hristian Mickoski pret që investimet e huaja direkte deri në fund të këtij viti të tejkalojnë vlerën më të madhe se një miliard euro, me çka, siç thotë, Maqedonia do të bëhet një nga shtetet udhëheqëse në rajon.

“Mendoj se atë që premtuam, e realizuam dhe më shumë se kaq. Vazhdojmë me aktivitetet. Pres që investimet e huaja direkte në fund të këtij viti të jenë mbi 1 miliard euro. Në veçanti, ky proces ka nisur në tremujorin e tretë dhe të katërt dhe pres që ne të jemi lider për kokë banori në rajon, pra të kthehemi aty ku ishim 7-8 vjet më parë dhe të vazhdojmë të punojmë më fuqishëm dhe më të motivuar”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në vendosjen e gurthemelit të zgjerimit të çerdhes “Kokiçinja” në fshatin Tarinci të Komunës së Karbincit.

Kryeministri shtoi se sa i përket investimeve të huaja direkte gjatë më pak se gjashtë muajve të kaluar, aq sa është në pushtet Qeveria e re, është vendosur gurthemeli, po përfundojnë bisedimet ose kanë përfunduar me investitorë të huaj për investime në vlerë më të madhe se 700 milionë euro të cilat do të sigurojnë përafërsisht 2.800 vende të reja të punës.

“Ai është ndikimi direkt, por, presim që indirekti të jetë të paktën edhe aq në pjesën e kompanive të cilat do të bashkëpunojnë me këto investitorë të huaj”, tha kryeministri.

Paralajmëroi se këtu në mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishti pritet drejt fundit të qershorit, fillimi i korrikut të fillojë edhe ndërtimi i parkut me erë i cili do të prodhojë energji elektrike e cila është “me kapacitet prej 20 për qind nga konsumi i përgjithshëm në shtet”.

Ai përkujtoi se dje në Kërçovë ishte paralajmëruar investim i ri i cili në moment të caktuar, kur do ta arrijë maksimumin e tij, i cili sipas drejtorit ekzekutiv pritet të ndodhë për gjashtë – shtatë vjet, do të realizojë eksport prej gjysmë milionë euro.

“Por, ajo që është shumë e rëndësishme, ata shqyrtojnë mundësinë që ta zgjerojnë me edhe një shtesë. Si lokacione të mundshme përmenden ai ekzistues në Kërçovë, por edhe ky në Shtip”, tha Mickoski.

Numri maksimal i të punësuarve pritet të jetë më shumë se 600 në periudhë kur investimi do ta rrisë maksimumin e tij.

E gjithë kjo, thotë kryeministri, do të ndihmojë edhe më shumë në rritjen e PPB-së së ekonomisë vendore.