IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë
Inspektorati Policor i Kosovës, njoftoj se i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. ”Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari


Inspektorati Policor i Kosovës, njoftoj se i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.
”Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së”.
Hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
