Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

Media shtetërore iraniane IRIB ka zbuluar shifrën e personave që u vranë gjatë konfliktit 12 ditor mes Iranit dhe Izraelit. Sipas IRIB, 627 persona u vranë në Iran në periudhën midis 13 qershorit dhe 25 qershorit, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit. Të paktën 4,870 persona të tjerë u plagosën gjatë asaj kohe, tha […]

qershor 25, 2025 - 19:00
 0  5
Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

Media shtetërore iraniane IRIB ka zbuluar shifrën e personave që u vranë gjatë konfliktit 12 ditor mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas IRIB, 627 persona u vranë në Iran në periudhën midis 13 qershorit dhe 25 qershorit, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit.

Të paktën 4,870 persona të tjerë u plagosën gjatë asaj kohe, tha IRIB.

Ministria e shëndetësisë deklaroi se 86% e viktimave vdiqën në vendin e sulmeve izraelite, siç citohet nga IRIB.

Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet këmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore të Iranit, duke thënë se ia ka shkatërruar programin bërthamor Republikës Islamike.

Para se Izraeli të niste fushatën ushtarake, SHBA-ja dhe Irani kishin mbajtur pesë runde bisedimesh për programin bërthamor të Teheranit, që u ndërprenë më pas për shkak të konfliktit.