Luka Modric tregon arsyen pse zgjodhi Milanin pas Real Madridit

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur hapur për vendimin e tij për t’u bashkuar me AC Milanin pas përfundimit të një aventure të gjatë dhe të suksesshme në “Santiago Bernabeu”. Modric, një nga lojtarët më të njohur të futbollit botëror, ka thënë se ishte i vendosur të vazhdonte të luante në Evropë dhe […]

Korrik 16, 2025 - 16:30
 0  0
Luka Modric tregon arsyen pse zgjodhi Milanin pas Real Madridit

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur hapur për vendimin e tij për t’u bashkuar me AC Milanin pas përfundimit të një aventure të gjatë dhe të suksesshme në “Santiago Bernabeu”.

Modric, një nga lojtarët më të njohur të futbollit botëror, ka thënë se ishte i vendosur të vazhdonte të luante në Evropë dhe të ishte pjesë e një klubi që konkurron në nivele të larta.

“Pse AC Milan? Doja të qëndroja në Evropë dhe të vazhdoja të luaja futboll konkurrues”, tha Modric.

Ai shtoi se kishte disa mundësi të tjera, por kur Milani bëri ofertën, ishte i bindur për këtë zgjedhje. “Kisha disa oferta të tjera, por kur Milani u shfaq, ishte e qartë për mua. Isha gati që nga momenti i parë,” theksoi kroati.

Modric tregoi se klubi kuqezi e kishte tërhequr që në fillim me seriozitetin dhe projektin që ofronte. “Më bëri përshtypje se si erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua,”, shtoi ai.

Ai gjithashtu e vlerësoi Milani si një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe nënvizoi rolin e tij në këtë skuadër. “Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë”, përfundoi Modric.

Modric, tani 38-vjeçar, pritet të luajë një rol të rëndësishëm te AC Milan, duke ofruar eksperiencën dhe udhëheqjen për skuadrën e Massimiliano Allegrit.