Irani dhe SHBA nisin negociatat ditën e premte! Zbulohen kush do të jenë udhëheqësit e grupeve negociatore

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, do të udhëheqë ekipin negociator iranian në bisedimet e së premtes në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Ndërkohë, delegacioni amerikan pritet të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti J.D. Vance, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit. Raporti tha se korniza e propozimit prej 10 pikash të Iranit përfshin jo vetëm programin e […] The post Irani dhe SHBA nisin negociatat ditën e premte! Zbulohen kush do të jenë udhëheqësit e grupeve negociatore appeared first on InfoShqip.com.

Prill 8, 2026 - 12:30
Irani dhe SHBA nisin negociatat ditën e premte! Zbulohen kush do të jenë udhëheqësit e grupeve negociatore

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, do të udhëheqë ekipin negociator iranian në bisedimet e së premtes në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Ndërkohë, delegacioni amerikan pritet të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti J.D. Vance, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit.

Raporti tha se korniza e propozimit prej 10 pikash të Iranit përfshin jo vetëm programin e tij bërthamor dhe sigurinë rajonale, por edhe sanksionet parësore dhe dytësore kundër Iranit, të cilat datojnë rreth 45 vjet më parë

Kujtojmë që Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

Trump, i cili më 7 prill paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk bën marrëveshje, tha se ka marrë nga Teherani një propozim me 10 pika dhe se e konsideron atë një bazë të mirë për negociata.

The post Irani dhe SHBA nisin negociatat ditën e premte! Zbulohen kush do të jenë udhëheqësit e grupeve negociatore appeared first on InfoShqip.com.