Humbi zgjedhjet, Orban: Do t’i shërbejmë kombit nga opozita
Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë të shërbejë vendit nga opozita. “Nuk do të dorëzohemi; do t’i shërbejmë kombit nga opozita,” u shpreh Viktor Orbán, në reagimin e tij të parë pas rezultatit zgjedhor. Ai theksoi se fokusi i tij dhe i mbështetësve të Fidesz do të […]
Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë të shërbejë vendit nga opozita.
“Nuk do të dorëzohemi; do t’i shërbejmë kombit nga opozita,” u shpreh Viktor Orbán, në reagimin e tij të parë pas rezultatit zgjedhor.
Ai theksoi se fokusi i tij dhe i mbështetësve të Fidesz do të jetë forcimi i komunitetit dhe riorganizimi politik pas humbjes.
“Puna jonë është e qartë: të forcojmë komunitetin tonë,” shtoi ai, duke sinjalizuar një rol aktiv të opozitës në skenën politike hungareze.
Deklarata e Orbán vjen pas një rezultati historik që i dha fitoren opozitës, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë në pushtet për liderin konservator.