Isen Shabani: Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese
Isen Shabani, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, ka vlerësuar lart mbështetjen e qytetarëve të Sanakosit gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të The post Isen Shabani: Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Isen Shabani, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, ka vlerësuar lart mbështetjen e qytetarëve të Sanakosit gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin. Bashkë, deri në Fitoren e Madhe!”, u shpreh Shabani.
Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është motivim shtesë për të vazhduar me angazhimin dhe prezantimin e programit të AKI-së për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.
Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës, sonte Isen Shabani vizitoi dhe u takua edhe me banorët e fshatit Gradec, ku bashkëbisedoi me ta për problemet dhe nevojat konkrete të komunitetit. Gazeta Flaka
The post Isen Shabani: Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .