Nevzat Bejta takon banorët e Gjenovicës dhe Simnicës

Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve me qytetarët, ka realizuar një takim me banorët e fshatrave Gjenovicë dhe Simnicë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e tyre. The post Nevzat Bejta takon banorët e Gjenovicës dhe Simnicës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 4, 2026 - 00:00
 0
Nevzat Bejta takon banorët e Gjenovicës dhe Simnicës

Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve me qytetarët, ka realizuar një takim me banorët e fshatrave Gjenovicë dhe Simnicë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e tyre.

Sonte ndalova për të takuar banorët e fshatrave Gjenovicë dhe Simnicë, ku pata mundësinë të dëgjoj nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre që presin zgjidhje”, deklaroi Bejta.

Ai theksoi se banorët janë shprehur të zhgënjyer nga neglizhenca e viteve të fundit, duke vënë në pah faktin se shumë punë dhe iniciativa janë realizuar me forcat e tyre.
Të zhgënjyer dhe të neglizhuar gjatë viteve të fundit, ata theksuan se shumë punë i kanë realizuar me vetëiniciativë, përmes Shoqatës së fshatit Gjenovicë”, u shpreh Bejta.

Bejta përgëzoi banorët për angazhimin dhe vullnetin e treguar, duke e cilësuar këtë si shembull pozitiv të organizimit qytetar.
Për këtë angazhim dhe vullnet të treguar, i përgëzova sinqerisht”, tha ai.

Në fund të takimit, Bejta theksoi se ekziston gatishmëri e ndërsjellë për bashkëpunim në realizimin e projekteve konkrete në interes të komunitetit.

U dakorduam që së bashku të punojmë për realizimin e projekteve të mira në dobi të të gjithë banorëve, sepse kërkesat e tyre tashmë po adresohen në vendin e duhur”, përfundoi Bejta.

Nevzat Bejta, në vazhdën e aktiviteteve të tij, edhe sot realizoi takime dhe bashkëbisedime të drejtpërdrejta me qytetarët e Gostivarit, duke dëgjuar nga afër hallet, prioritetet dhe pritshmëritë e tyre për ndryshimin e domosdoshëm dhe për të ardhmen e qytetit. Ai theksoi se përkrahja për vizionin e tij për Gostivarin po rritet çdo ditë dhe po ndihet në çdo cep të qytetit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 11 janar, me numrin 1, të votojnë për fitoren e Gostivarit. Gazeta Flaka

The post Nevzat Bejta takon banorët e Gjenovicës dhe Simnicës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .