Ish-kryebashkiaku i New York merr nënshtetësinë shqiptare
Ish-kryetari i Bashkisë New York, ka marrë këtë të premte, 10 prill, nënshtetësinë shqiptare. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ndryshe, Eric Adams njihet shpesh si mik i shqiptarëve, për shkak të marrëdhënieve të tij të afërta me komunitetin shqiptar në New York City.Ai ka marrë pjesë


Ish-kryetari i Bashkisë New York, ka marrë këtë të premte, 10 prill, nënshtetësinë shqiptare. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ndryshe, Eric Adams njihet shpesh si mik i shqiptarëve, për shkak të marrëdhënieve të tij të afërta me komunitetin shqiptar në New York City.Ai ka marrë pjesë në aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka shprehur mbështetje për çështje që lidhen me shqiptarët dhe ka vlerësuar kontributin e tyre në SHBA. Gjatë karrierës së tij politike, Adams ka qenë i pranishëm në evente kulturore dhe përkujtimore shqiptare, duke forcuar lidhjet me diasporën.Kujtojmë se ai shërbeu si kryetar i New York City mandatin e kaluar, dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me komunitetin shqiptar atje.
