Ish-zv.ministrja Ismaili: Nga 16 kandidatë për oficerë, të gjithë maqedonas

Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili ka adresuar disa kritika deri te udhëheqja aktuale në këtë Ministri. Ismaili thotë se shqiptarët po diskriminohen, respektivisht se vërehet mungesë e dukshme e përfaqësimit shqiptar. “Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë […]

Prill 2, 2026 - 12:00
Ish-zv.ministrja Ismaili: Nga 16 kandidatë për oficerë, të gjithë maqedonas

Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili ka adresuar disa kritika deri te udhëheqja aktuale në këtë Ministri.

Ismaili thotë se shqiptarët po diskriminohen, respektivisht se vërehet mungesë e dukshme e përfaqësimit shqiptar.

“Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë përfaqësues Shqiptar. Në misionet diplomatike, e njëjta logjikë përjashtuese po vazhdon: në Bruksel-NATO asnjë Shqiptarë, në Berlin një atashe Shqiptar zëvendësohet me një Maqedonas; në Ankara një tjetër Shqiptar zëvendësohet dhe vendin e tij e merr përfaqësues nga një nacionalitet tjetër. Kjo nuk është rastësi kjo është një qasje sistematike që po vazhdon. Kjo nuk është çështje e “meritës”, siç mund të tentohet të paraqitet. Është çështje e balancës, e drejtësisë dhe e respektimit të një realiteti multietnik që nuk mund dhe nuk duhet të injorohet”, thotë Ismaili.