“Isha sarkastik”: Trump pranon se s’e ndal lehtë luftën e Rusisë, ofron më shumë raketa për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se premtimi i tij i mëhershëm për t’i dhënë fund shpejt luftës Rusi-Ukrainë kishte qenë në fakt “sarkastik”. “Është më e ndërlikuar se ç’mund ta imagjinojnë njerëzit,” ka shtuar tutje ai, ndërsa menjëherë ka thënë: “Shikoni, Vladimir Putin duhet vërtet ta ndalë këtë luftë.” Në vazhdim, Trump ka pasur


Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se premtimi i tij i mëhershëm për t’i dhënë fund shpejt luftës Rusi-Ukrainë kishte qenë në fakt “sarkastik”.
“Është më e ndërlikuar se ç’mund ta imagjinojnë njerëzit,” ka shtuar tutje ai, ndërsa menjëherë ka thënë:
“Shikoni, Vladimir Putin duhet vërtet ta ndalë këtë luftë.”
Në vazhdim, Trump ka pasur edhe një shkëmbim emocional me një gazetare ukrainase me bazë në Varshavë, e cila i tregoi se bashkëshorti i saj është ushtar aktiv në forcat ukrainase. I prekur nga rrëfimi, Trump u përgjigj: “Do të shohim nëse mund të dërgojmë më shumë raketa Patriot për Ukrainën. Ato janë shumë efektive, 100% efektive.” Ndërsa, në fund “i bëri të fala” bashkëshortit të saj.
