ISHP: Gjatë muajit mars janë regjistruar 309 persona të infektuar me linë e dhenve

Gjatë muajit mars, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 309 raste të raportuara. Krahasuar me muajin paraardhës shkurt, numri i rasteve të raportuara me lisë e dhenve ka rënie prej 15,6 për qind, ndërsa krahasuar me muajin mars 2024 ka rënie prej 62,5 për qind, sipas raportit […]

Prill 18, 2025 - 13:00
 0  4
ISHP: Gjatë muajit mars janë regjistruar 309 persona të infektuar me linë e dhenve

Gjatë muajit mars, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 309 raste të raportuara. Krahasuar me muajin paraardhës shkurt, numri i rasteve të raportuara me lisë e dhenve ka rënie prej 15,6 për qind, ndërsa krahasuar me muajin mars 2024 ka rënie prej 62,5 për qind, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

“Gjatë muajit mars 2025, në Republikën e Maqedonisë janë raportuar gjithsej 608 persona të infektuar me sëmundje akute infektive, duke përjashtuar Covid-19, gripin, tuberkulozin, AIDS, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me incidencë totale prej 33,1 për 100,000 banorë. Gjatë muajit mars ka pasur rënie të numrit të përgjithshëm të të infektuarve me 18.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës shkurt 2025. Krahasuar me marsin 2024 ka rënie prej 57.5 për qind, si dhe krahasuar me mesataren aritmetike për periudhën 2015–2024, me 44.2 për qind”, thuhet në raportin e Institutit.

Për sa i përket ndarjes sipas grupeve të sëmundjeve infektive akute në muajin mars, numri më i madh i përket sëmundjeve pikatore. Nga këto, numri dhe incidenca më e madhe u raportua për linë e dhenve. Në këtë grup janë raportuar 19 raste me mononukleozë infektive, tetë raste me skarlatinë, tre raste me infeksione pneumokokale dhe nga një rast me kollë të keq, sëmundje legjionare dhe sëmundje meningokokale.

Në muajin mars u raportuan 195 raste të sëmundjeve të zorrëve. Nga këto, numri dhe incidenca më e madhe raportohet për enterokolitin. Janë raportuar 10 raste të salmonelozës, tetë raste të infeksioneve dhe intoksikimeve bakteriale nga ushqimi dhe një rast me kampilobakteriozë.

Në grupin e sëmundjeve të tjera infektive akute, në muajin mars janë regjistruar 58 raste. Prej tyre, 54 janë raste me zgjebe, tre raste me meningjit bakterial dhe një meningoencefalit viral.

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme nga gjaku, duke përjashtuar HIV/AIDS, janë regjistruar 11 persona të infektuar, katër raste me hepatit B viral, tre raste me sifilis, dy raste me klamidia dhe nga një rast me hepatit C dhe gonorre.

Gjatë muajit mars janë raportuar tre raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me SIDA, të gjithë meshkuj, të grupmoshës 20 deri në 39 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA.