Ishte në protesta, pastaj takim me zëvendësministin, sot largohet nga ASH-ja

Një tjetër largim me tone të forta kritike godet Aleanca për Shqiptarët, teksa aktivisti dhe ish-pjesë e strukturave, Hamza Nuhiu, ka bërë publike dorëheqjen e tij, duke akuzuar për devijim The post Ishte në protesta, pastaj takim me zëvendësministin, sot largohet nga ASH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 17, 2026 - 18:30
Ishte në protesta, pastaj takim me zëvendësministin, sot largohet nga ASH-ja

Një tjetër largim me tone të forta kritike godet Aleanca për Shqiptarët, teksa aktivisti dhe ish-pjesë e strukturave, Hamza Nuhiu, ka bërë publike dorëheqjen e tij, duke akuzuar për devijim nga parimet dhe mungesë meritokracie.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Nuhiu deklaron se angazhimi i tij ndër vite ka qenë i sinqertë dhe i pakompromis, por se realiteti brenda subjektit ka ndryshuar rrënjësisht.

“Kam dhënë gjithçka nga vetja për një ide që besoja se do sillte ndryshim… por sot fatkeqësisht nuk e njoh më”, shprehet ai.

Ai ngre akuza të drejtpërdrejta për mënyrën se si funksionon partia, duke theksuar se vlerat e shpallura publikisht nuk përputhen me praktikën e brendshme.

“U premtua meritokraci, u praktikua nepotizëm. U fol për vlera, u vendosën interesa të ngushta. U kërkua përkushtim, u shpërblyen ‘parashutistët’”, deklaron Nuhiu.

Sipas tij, përjashtimi i tij nga proceset nuk ka qenë çështje aftësie, por qëndrimi.

“U anashkalova jo sepse nuk isha i aftë, por sepse nuk isha i manipulueshëm”, thekson ai.

Nuhiu lidh angazhimin e tij edhe me zhvillimet e fundit në terren, përfshirë pjesëmarrjen në protestat studentore me moton “Folim Shqip o TAJ” dhe takimin me zëvendësministrin Driton Sulejmani, duke e paraqitur veten si pjesë aktive të kauzave qytetare.

Ai pranon se ka heshtur për një kohë të gjatë, por tani e konsideron të domosdoshme të flasë publikisht.

“Kam heshtur gjatë… por sot e kam të qartë: heshtja vetëm sa i forcon ata që e kanë kthyer politikën në pronë private”, deklaron ai.

Në fund, ai e bën të qartë se largimi nuk është tërheqje, por pozicionim.

“Largohem jo si i humbur, por si dikush që refuzon të bëhet pjesë e një loje të padrejtë. Dinjiteti im nuk është në shitje”, përfundon Nuhiu.

Para pak ditësh, ai ishte krah krerëve të Aleanca për Shqiptarët në protestën studentore, ndërsa në rrjetet sociale publikoi mesazhin: “Folim Shqip o TAJ”. Para disa ditesh, Nuhiu u pa në takim me zëvendësministrin e Arsimit, Driton Sulejmani.

Gazeta Flaka

The post Ishte në protesta, pastaj takim me zëvendësministin, sot largohet nga ASH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .