Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit mbledhin ajkën e kulturës shqiptare në Shkup

Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit, nesër, sjellin në Shkup një nga ngjarjet më të mëdha kulturore shqiptare të viteve të fundit. Një trupë gjigante prej mbi 150 profesionistësh nga Trupa e Operës dhe Baletit të Kosovës do të ngjitet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, për të interpretuar për herë të parë në […]

shkurt 9, 2026 - 22:30
 0
Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit mbledhin ajkën e kulturës shqiptare në Shkup

Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit, nesër, sjellin në Shkup një nga ngjarjet më të mëdha kulturore shqiptare të viteve të fundit. Një trupë gjigante prej mbi 150 profesionistësh nga Trupa e Operës dhe Baletit të Kosovës do të ngjitet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, për të interpretuar për herë të parë në Shkup operën legjendare “Goca e Kaçanikut”.

Vepra është kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të Nikolin Gurakuqit dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, duke shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë ngjarje, Shkupi shndërrohet në epiqendër të artit mbarëshqiptar dhe shënohet ringjallja e kulturës shqiptare në vend.

???? 10 shkurt 2026
???? Ora: 19:30
???? Opera dhe Baleti Nacional – Shkup