Izet Mexhiti merr pjesë në pritjen shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 17 shkurt – Një nga liderët e VLEN Izet Mexhiti ka marrë pjesë në Pritjen Shtetërore të organizuar me rastin e 18-vjetorit të Kosova. Përmes një postimi, Mexhiti e… The post Izet Mexhiti merr pjesë në pritjen shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Prishtinë, 17 shkurt – Një nga liderët e VLEN Izet Mexhiti ka marrë pjesë në Pritjen Shtetërore të organizuar me rastin e 18-vjetorit të Kosova.
Përmes një postimi, Mexhiti e cilësoi këtë ngjarje si një moment me emocion të veçantë, duke theksuar rëndësinë historike të pavarësisë.
“Për mua, është një emocion i veçantë të marr pjesë në Pritjen Shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Edhe pse ideja e shtetësisë tashmë është normalizuar, përvjetoret na kujtojnë se kjo ka qenë një ëndërr që u bë realitet”, ka shkruar ai.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ndërsa përvjetori i saj shënohet çdo vit me aktivitete dhe ceremoni zyrtare brenda dhe jashtë vendit.
The post Izet Mexhiti merr pjesë në pritjen shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.