Janevska: Mësuesi do të vendosë a do të përdoren telefonat në mësim
Në prezantimin e një aplikacioni celular të cilin e ka zhvilluar ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duke iu përgjigjur pyetjes nëse MASH-i mund të merr një vendim të përgjithshëm, pasi prindërit kërkuan që nxënësit në të gjitha shkollat, përfshirë shkollat e mesme, të jenë pa telefon gjatë orëve të mësimit, ministrja e Arsimit dhe […]
Në prezantimin e një aplikacioni celular të cilin e ka zhvilluar ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duke iu përgjigjur pyetjes nëse MASH-i mund të merr një vendim të përgjithshëm, pasi prindërit kërkuan që nxënësit në të gjitha shkollat, përfshirë shkollat e mesme, të jenë pa telefon gjatë orëve të mësimit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se është dakord që kur nxënësit të mos kenë celularë, ata do të fokusohen më shumë në njohuri, por, kujtoi se, shkollat janë nën juridiksionin e komunave dhe komunat, së bashku me drejtuesit e shkollave, bashkërisht e marrin atë vendim, transmeton Portalb.mk.
Këshillat komunal të Aerodromit dhe Qendrës kanë miratuar rekomandime për ndalimin e përdorimit të telefonit celular nga fillimi deri në fund të orëve të mësimit, me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të procesit arsimor. Rekomandimet janë pranuar nga bordet e shkollave dhe telefonat celularë së fundmi janë ndaluar për nxënësit e shkollave në këto komuna.
Sipas ministres, duhet parë nëse marrja e telefonave nga studentët është efektive dhe duhet bërë një analizë.
“Por, sigurisht, në kohën e sotme mund të ketë gjithashtu nevojë për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu mësuesi, i cili është bartës i aktivitetit edukativo-arsimor në klasë, do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin telefonat në atë moment apo jo”, tha Janevska.
Lidhur me aplikacionin, ministri tha se ofron pasqyrë në orarin dhe përmbajtjen e orëve të mësimit të nxënësve, rregullsinë e orëve – mungesat e arsyetuara dhe të paarsyeshme, detyrat e dhëna, notat e marra dhe certifikatat e lëshuara.
“Aplikacioni mund të shkarkohet në ednevnik.edu.mk ose përmes një baneri të vendosur në ueb faqen e ministrisë dhe të instalohet në çdo pajisje smart, celular apo tablet, pavarësisht nga lloji i sistemit operativ. Është i thjeshtë për t’u përdorur dhe duke u kyçur dhe vërtetuar me të njëjtin emër dhe fjalëkalim që përdorin aktualisht për të hyrë në ditarin elektronik, mbi 200 mijë prindër dhe kujdestarë, të cilët janë regjistruar deri më tani, mund të kenë qasje të shpejtë në informacione për procesin arsimor të fëmijëve të tyre në çdo kohë”, tha Janevska.