Mucunski në takim me Ageler, në fokus të bisedimeve midis tjerash edhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe ambasadorja amerikane Angela Ageler në takimin e sotëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme konfirmuan partneritetin e fortë dhe strategjik mes dy vendeve. Partneriteti, siç konkluduan ata, dëshmohet nga vizitat dypalëshe të nivelit të lartë të realizuara në periudhën e kaluar, transmeton Portalb.mk. […]

shkurt 27, 2025 - 14:00
 0  5
Mucunski në takim me Ageler, në fokus të bisedimeve midis tjerash edhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe ambasadorja amerikane Angela Ageler. Foto: MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe ambasadorja amerikane Angela Ageler në takimin e sotëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme konfirmuan partneritetin e fortë dhe strategjik mes dy vendeve. Partneriteti, siç konkluduan ata, dëshmohet nga vizitat dypalëshe të nivelit të lartë të realizuara në periudhën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në takim u theksua rëndësia e nxitjes së bashkëpunimit në aspektin ekonomik, tërheqjen e investimeve, si dhe mbështetjen e nismave për nxitjen e tregtisë dhe sipërmarrjes. Gjithashtu, bashkëbiseduesit iu referuan sfidave të sigurisë, si dhe përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Të dyja palët shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në avancimin e qëllimeve të përbashkëta dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, njofton Ministria.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler së fundmi tha se është e kënaqur që kryeministri Hristian Mickoski viziton Uashingtonin për herë të tretë.