Janina Ymeri: Opozita ka bërë thirrje për rezerva të naftës, por nuk u mor parasysh
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në emisionin Gazeta tha se kërkesat për krijimin e rezervave shtetërore të naftës nuk janë marrë parasysh, duke fajësuar institucionet për mungesë veprimi. Ajo theksoi se opozita ka bërë thirrje të vazhdueshme për krijimin e këtyre rezervave, por sipas saj, një gjë e tillë nuk është realizuar.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në emisionin Gazeta tha se kërkesat për krijimin e rezervave shtetërore të naftës nuk janë marrë parasysh, duke fajësuar institucionet për mungesë veprimi.
Ajo theksoi se opozita ka bërë thirrje të vazhdueshme për krijimin e këtyre rezervave, por sipas saj, një gjë e tillë nuk është realizuar.
“Prandaj kemi bërë thirrje për rezerva dhe nuk është bërë,” u shpreh Ymeri.
Deputetja shtoi se nuk mund të pritet nga opozita të ketë ndikim në favor të naftëtarëve, kur sipas saj, vetë përfaqësuesit e këtij sektori kanë pranuar se ligji është hartuar sipas interesave të tyre.
“Nuk pritet prej opozitës me ndiku për naftëtar, kur vetë kryetari i shoqatës së naftëtarëve thotë se ligjin e kanë bërë si kanë dashur vet,” deklaroi ajo.
Sipas Ymerit, kjo situatë tregon për një raport të pabarabartë në hartimin e politikave, ku përparësi u është dhënë interesave të industrisë së naftës në vend të interesit të qytetarëve./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
