Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë takim të Qeverisë dhe Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAOGjShQ/UPOZ). Duhet të diskutohet kërkesa e punonjësve në disa ministri dhe dy institucione për nënshkrimin e kontratave kolektive që do t’i lejojnë ata të marrin […]

Jan 24, 2025 - 20:00
 0  5
Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (UPOZ), Trpe Deanoski. Foto: Sindikata UPOZ

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë takim të Qeverisë dhe Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAOGjShQ/UPOZ). Duhet të diskutohet kërkesa e punonjësve në disa ministri dhe dy institucione për nënshkrimin e kontratave kolektive që do t’i lejojnë ata të marrin shtesën e pagës prej 30 përqind. Për këtë kërkesë të tyre ata kanë mbajtur protesta paralajmëruese javën e kaluar dhe kanë dërguar kërkesë zyrtare në Qeveri për mbledhje, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri tha se Sindikatës së UPOZ-it do t’i ofrohen dy-tri data për takim, në të cilin, siç tha ai, do t’i analizojnë gjërat së bashku.

Mickoski shtoi se është në përgatitje të mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën do të mund të diskutohet edhe për këtë çështje.

“Kemi thënë shpesh se mënyra e zgjedhur nga sindikatat nuk është mënyrë për të realizuar kërkesat dhe për të tejkaluar të gjitha këto. Absolutisht në fillim të javës së ardhshme do të takohem, normalisht në varësi të kohës së tyre në dispozicion. Sot nga kjo ngjarje do të shkoj në Qeveri, nga ora dy kam mbledhje të rregullta, të shoh si është orari, do të propozojmë dy-tri data, le ta zgjedhin një. Do të takohemi, do të flasim, do t’i analizojmë gjërat së bashku. Ndër të tjera është në përgatitje mbledhja e Këshillit Ekonomiko-Social, aty do të mund të bisedojmë”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri tha se gjërat zgjidhen me bisedë dhe se vetëm kështu mund të arrihet një zgjidhje e suksesshme.

Punonjësit nga shtatë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe Arkivi Shtetëror nga 14 deri më 17 janar të këtij viti mbajtën disa protesta paralajmëruese para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave, duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive dhe pagesën e shtesave të pagave prej 30 përqind.

Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski, në protestën para Ministrisë së Financave më 17 janar tha se kanë dorëzuar kërkesë formale për takim me kryeministrin, pas “kumtesave deklarative të Qeverisë” që i kanë ftuar në takim përmes mediave.

Deanoski tha se dialogu nuk zhvillohet me njoftime dhe media dhe me kërkesën për takim insistojnë në vazhdimin e dialogut, të cilin sipas tij Ministria e Financave në mënyrë të njëanshme e ndërpreu me refuzimin e propozim marrëveshjeve kolektive për shtesat në paga për punonjësit që protestojnë.