Jonida Vokshi ndan një moment të sinqertë të përditshmërisë si nënë
Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një moment të sinqertë nga jeta e saj e përditshme si nënë. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një filxhan kafeje në dorë dhe një peshqir të mbështjellë në kokë, ndërsa në sfond duket rrëmuja tipike e një shtëpie me fëmijë. “A ka kuptim […]

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një moment të sinqertë nga jeta e saj e përditshme si nënë. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një filxhan kafeje në dorë dhe një peshqir të mbështjellë në kokë, ndërsa në sfond duket rrëmuja tipike e një shtëpie me fëmijë.
“A ka kuptim shtëpia me fëmijë, pa rrëmujë dhe pa një mami që vjen vërdallë duke pirë kafe me peshqir në kokë?” – shkruan ajo me humor në postim.
Momenti ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit e saj, veçanërisht nga nënat që e kanë parë veten në këtë situatë. Jonida, e njohur për sinqeritetin dhe afërsinë me publikun, vijon të ndajë momente të jetës familjare, duke treguar realitetin e ëmbël, por edhe të lodhshëm të prindërimit, shkruan Kosovarja.