Justin Bieber reagon pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij
Justin Bieber ka thyer heshtjen pas shqetësimeve në rritje të fansave për mirëqenien e tij. Këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh emocional, ku pranoi se shpesh ndihej si një “mashtrues” dhe i “pakualifikuar”, duke lënë të kuptohet se fama e hershme ka ndikuar në perceptimin e tij për veten. “Ndihesha gjithmonë i padenjë, si një mashtrues”, […]

Justin Bieber ka thyer heshtjen pas shqetësimeve në rritje të fansave për mirëqenien e tij.
Këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh emocional, ku pranoi se shpesh ndihej si një “mashtrues” dhe i “pakualifikuar”, duke lënë të kuptohet se fama e hershme ka ndikuar në perceptimin e tij për veten.
“Ndihesha gjithmonë i padenjë, si një mashtrues”, shkroi ai, duke shtuar se shpesh ndihet i pasigurt dhe i papërshtatshëm, shkruan DailyMail.
Postimi erdhi pasi ai ngjalli shqetësim me disa paraqitje të çrregullta dhe një video ku shihej duke pirë nga një bong.
Spekulimet për shëndetin e tij u shtuan, por përfaqësuesi i këngëtarit i mohoi zërat për përdorim të drogës dhe siguroi se Bieber është në një nga fazat më të mira të jetës së tij.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Hailey, 28 vjeçe, po shijojnë prindërimin e djalit të tyre, Jack, dhe Bieber po fokusohet në krijimin e muzikës së re.
Sipas burimeve, Justin është i lumtur dhe i përkushtuar ndaj familjes, pavarësisht spekulimeve të medieve.
“Ai është një baba i mrekullueshëm dhe shumë mbrojtës ndaj Jack”, tha një burim pranë çiftit.