Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)
Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe la pas vete mbi 150 të tjerë të plagosur, renditet si tragjedia e tretë në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut për nga numri i viktimave, shkruan Portalb.mk. Më poshtë Portalb.mk ka përgatitur vizualizim të tragjedive më të […]


Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe la pas vete mbi 150 të tjerë të plagosur, renditet si tragjedia e tretë në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut për nga numri i viktimave, shkruan Portalb.mk.
Më poshtë Portalb.mk ka përgatitur vizualizim të tragjedive më të mëdha të cilat kanë goditur vendin dhe numrin e viktimave.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Portalb.mk dje ka pasur kronologji të zhvillimeve lidhur me tragjedinë. Mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.