Kallas për tragjedinë në Koçan: Thellësisht e pikëlluar, BE-ja ndan dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

Për tragjedinë në Koçan ku humbë jetën 51 të rinj, ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Përmes një postimi në rrjetin X, Kallas shprehu ngushëllimet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke shtuar se BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut. “Thellësisht e pikëlluar […]

Mars 16, 2025 - 13:00
 0  3
Kallas për tragjedinë në Koçan: Thellësisht e pikëlluar, BE-ja ndan dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

Për tragjedinë në Koçan ku humbë jetën 51 të rinj, ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në rrjetin X, Kallas shprehu ngushëllimet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke shtuar se BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Thellësisht e pikëlluar për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të reja në Koçan. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut,” shkroi ajo.