Kylie Jenner mahnit me fustan latex të kuq, prej xhirimeve të fundit me stilistin e ndjerë Jesus Guerrero

Kylie Jenner ndezi rrjetet sociale duke ndarë fotografi nga një prej xhirimeve të saj të fundit me stilistin Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në shkurt në moshën 34-vjeçare. Me një fustan latex të kuq, ajo shfaqi elegancë dhe vetëbesim në setin fotografik, duke kujtuar një nga bashkëpunimet e tyre të fundit. “Isha e pavend […]

Mars 16, 2025 - 12:00
 0  5
Kylie Jenner mahnit me fustan latex të kuq, prej xhirimeve të fundit me stilistin e ndjerë Jesus Guerrero

Kylie Jenner ndezi rrjetet sociale duke ndarë fotografi nga një prej xhirimeve të saj të fundit me stilistin Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në shkurt në moshën 34-vjeçare.

Me një fustan latex të kuq, ajo shfaqi elegancë dhe vetëbesim në setin fotografik, duke kujtuar një nga bashkëpunimet e tyre të fundit.

“Isha e pavend për t’i publikuar këto fotografi, pasi ishte një nga herët e fundit që @jesushair më preku flokët”, shkroi ajo, duke ndarë dhimbjen për humbjen e stilistit të saj të dashur, shkruan DailyMail.

Guerrero, i cili ka punuar me emra të njohur si Jennifer Lopez, u nda nga jeta papritur, duke lënë pas tronditje në industrinë e bukurisë.

Kylie thuhet se është shkatërruar nga lajmi dhe ka marrë përsipër të ndihmojë familjen e tij, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të funeralit.

Edhe Kim dhe Khloe Kardashian shprehën dhimbjen e tyre, duke theksuar lidhjen e ngushtë që kishin me Guerreron.

Ndërkohë, figura të tjera si Jessica Alba dhe Cassie bënë homazhe për stilistin e talentuar, duke vlerësuar ngrohtësinë dhe talentin e tij.

Familja e Guerreros e përshkroi atë si një “dritë të ndritshme” dhe shprehu dhimbjen e madhe për humbjen. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/