“Sektori i mineraleve ishte një “xhungël”/ Rama: Të shtohen kapacitet përpunuese

Në takimin në Fier, ku foli për prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vend, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe  sektorin e mineraleve. Sektori i mineraleve, sipas Ramës ishte një “ xhungël” para se ai të merrte detyrën e kryeministrit, e tashmë sipas tij është shndërruar në sektor më të përmirësuar. Gjithsesi, […]

Prill 29, 2025 - 19:00
 0  4
“Sektori i mineraleve ishte një “xhungël”/ Rama: Të shtohen kapacitet përpunuese

Në takimin në Fier, ku foli për prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vend, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe  sektorin e mineraleve.

Sektori i mineraleve, sipas Ramës ishte një “ xhungël” para se ai të merrte detyrën e kryeministrit, e tashmë sipas tij është shndërruar në sektor më të përmirësuar. Gjithsesi, ai nënvizoi se ka nevojë për shtimin e kapaciteteve përpunuese.

 “Edhe aty ishin në një situatë xhungle absolute. Shfaqjesh kretësisht të paimagjinueshme për Evropën. Turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës. Sot kemi një situatë krejt tjetër, por jemi të vetëdijshëm të rrisim klapacitetet tona përpunuese.

Nuk mjaftohemi vetëm me sistemin e sektorit, duhet të shkojmë përtej. Duhet të përpunojmë dhe eksportojmë produkte të përpunuara.”, tha Rama.