Kamberi: Vuçiqi kërc’ënon me përdorimin e “Kobrave” për studentët, i ka duart e lyera me gj’ak që nga ’90-at

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak qysh prej viteve të ‘90-ta. “Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak që nga vitet e 90’ta”, tha Kamberi. Përmes një

Jan 5, 2025 - 19:00
 0  7
Kamberi: Vuçiqi kërc’ënon me përdorimin e “Kobrave” për studentët, i ka duart e lyera me gj’ak që nga ’90-at
kamberi:-vuciqi-kerc’enon-me-perdorimin-e-“kobrave”-per-studentet,-i-ka-duart-e-lyera-me-gj’ak-qe-nga-’90-at

kamberi:-vuciqi-kerc’enon-me-perdorimin-e-“kobrave”-per-studentet,-i-ka-duart-e-lyera-me-gj’ak-qe-nga-’90-at

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak qysh prej viteve të ‘90-ta.

“Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak që nga vitet e 90’ta”, tha Kamberi.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi thotë se Vuçiqi po i kërcënon sutedentët që po protestojnë me përdorimin e njësitit special të Serbisë, “Kobrat”, për t’i shuar këto protesta.

“Refuzimi kryeneç për të marrë mbi vete dhe regjimin e tij përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur po e përballin Vuçiqin me kundërshtarë gjithnjë e më të shumtë të shtresave të ndryshme. Duke demonizuar jo vetëm fqinjët, por edhe studentët që nuk i përkulen, Vuçiq ka filluar një retorikë kërcënuese.  Ai kërcënon me përdorimin e “Kobrave”, njësitit special të ushtrisë së Serbisë, në përgjegjësinë e të cilëve është edhe mbrojtja e presidentit, se do t’i përdorë për të ‘shkatërruar protestat’”, shton tutje ai.