Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

Policia në Prizren i ka shqiptuar gjobë prej 1000 eurosh një kompanie meqë një kamion i saj ka ndotur asfaltin në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet. Policia tha se u vu në lëvizje nga ankesat e qytetarëve që e informuan atë se “kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin”. “Bazuar në

dhjetor 19, 2025 - 17:00
 0
Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve
Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

Policia në Prizren i ka shqiptuar gjobë prej 1000 eurosh një kompanie meqë një kamion i saj ka ndotur asfaltin në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet.

Policia tha se u vu në lëvizje nga ankesat e qytetarëve që e informuan atë se “kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin”.

“Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit”.

Policia rikujtoi qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes “për mosndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”.