Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota e diasporës. Siç duket edhe nga pamjet, ai ankohet për faktin që po zgjatet procesi. “Do ikin të gjithë nga ky shtet. Kam 31 vjet që kam ikur. Nuk ndryshuat një herë. Numëruesa, bëjnë korrupsion. […]

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota e diasporës.
Siç duket edhe nga pamjet, ai ankohet për faktin që po zgjatet procesi.
“Do ikin të gjithë nga ky shtet. Kam 31 vjet që kam ikur. Nuk ndryshuat një herë. Numëruesa, bëjnë korrupsion. Jo kështu, jo ashtu. T’ju vijë turp. Luajnë me nervat tona këtu. Nesër operohet fëmija im. Në ndonjë shtet tjetër do kishte përfunduar procesi. T’ju vijë turp”, shprehet ai.
Edhe pse e pranon që është turp që njerëzit t’i shikojnë të revoltuar, pranë tij kishte një nga përfaqësuesit më të lartë të PS-së.
Bëhet fjalë për Taulant Ballën, që mundohet ta qetësojë.
Kujtojmë se vota e diasporës po numërohet në mënyrë të ngadaltë. Deri më tani janë hapur mbi 27 mijë zarfa dhe ku kryeson Partia Socialiste me mbi 15 mijë vota nga diaspora.
Nisma Shqipëria Bëhet e kandidatit në fjalë është e treta, me mbi 2 mijë, pas koalicionit të Partisë Demokratike.