Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen dy persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 65 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Sipas versionit të MPB-së, makina me targa të Shkupit që po lëvizte në drejtim të Velesit është identifikuar nga njësitë policore, por pasi ka kuptuar se do të kontrollohet ka tentuar të arratiset, shkruan Alsat.mk, raporton Klankosova.tv. Është ndaluar nga njësitë policore

Prill 4, 2026 - 23:30
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen dy persona
kapen-65-kilograme-droge-ne-maqedonine-e-veriut,-arrestohen-dy-persona

kapen-65-kilograme-droge-ne-maqedonine-e-veriut,-arrestohen-dy-persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 65 kilogramë drogë të llojit marijuanë.

Sipas versionit të MPB-së, makina me targa të Shkupit që po lëvizte në drejtim të Velesit është identifikuar nga njësitë policore, por pasi ka kuptuar se do të kontrollohet ka tentuar të arratiset, shkruan Alsat.mk, raporton Klankosova.tv.

Është ndaluar nga njësitë policore vetëm pas disa minutave dhe pas kontrollit në makinë “Seat Altea” gjanë gjetur katër thasë të zinj me 65 paketime me drogë të llojit marijuanë.

Në pranga kanë përfunduar një 38 vjeçar nga Shkupi dhe një 55 vjeçar nga Kavadarci. Pas kallëzimeve penale, të njëjtit pritet të dalin para gjykatësit hetues ku edhe do të njihen me masat e kujdesit.