​Çmimi dhe faturimi i rrymës, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Seanca mbahet në ora 11:00. Javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar se njehsorët e energjisë elektrike po faturojnë gabimisht, duke aplikuar tarifa më të larta edhe gjatë orëve kur çmimi duhet të jetë më i

Prill 21, 2026 - 11:00
​Çmimi dhe faturimi i rrymës, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
​cmimi-dhe-faturimi-i-rrymes,-kuvendi-mban-sot-seance-te-jashtezakonshme

​cmimi-dhe-faturimi-i-rrymes,-kuvendi-mban-sot-seance-te-jashtezakonshme

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Seanca mbahet në ora 11:00. Javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar se njehsorët e energjisë elektrike po faturojnë gabimisht, duke aplikuar tarifa më të larta edhe gjatë orëve kur çmimi duhet të jetë më i ulët.

Sipas kësaj partie, nga 884 njehsorë të verifikuar, rreth 87 për qind kanë rezultuar me parregullsi në matje. Raportimet për këto çështje kanë nxitur edhe reagimin institucional, ku Ministria e Industrisë ka formuar një komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve të dyshimtë, ndërsa numri i ankesave nga qytetarët ka kaluar mbi 500.

Në anën tjetër, KEDS ka mohuar këto pretendime, duke ftuar qytetarët që të paraqesin ankesat e tyre për verifikim. /Telegrafi/