Kapërceu murin, Leo për Gjestin: E bëri për të marrë vëmendje, tentoi edhe në Kosovë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për momentin kur Gjesti kapërceu murin rrethues të Big Brother VIP Albania. Leo tregoi se edhe ai kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në edicionin e Kosovës. Sipas tij, Gjesti kërkon vazhdimisht të tërheqë vëmendjen […] The post Kapërceu murin, Leo për Gjestin: E bëri për të marrë vëmendje, tentoi edhe në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.

Mars 2, 2025 - 20:00
 0  6
Kapërceu murin, Leo për Gjestin: E bëri për të marrë vëmendje, tentoi edhe në Kosovë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për momentin kur Gjesti kapërceu murin rrethues të Big Brother VIP Albania.

Leo tregoi se edhe ai kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në edicionin e Kosovës.

Sipas tij, Gjesti kërkon vazhdimisht të tërheqë vëmendjen me gjeste që nuk janë bërë më parë, për të krijuar zhurmë rreth emrit të tij.

“Për favor të lojës së tij, ai mendon gjithmonë se çfarë të bëjë për të kapur sa më shumë vëmendje.

Kjo ka qenë një lëvizje për të bërë naming, për të krijuar zhurmë”, – tha Leo.

Kur u pyet nga Heidi nëse veprimi i Gjestit ishte rezultat i presionit, ashtu siç kishte deklaruar ai, Leo u shpreh se ka respekt për të, pasi izolimi për një kohë kaq të gjatë është i vështirë.

Edhe Lela ndau të njëjtin mendim, duke theksuar se Gjesti ka nevojë për vëmendje dhe se e gjithë strategjia e tij në këtë format ka qenë pikërisht kjo.

The post Kapërceu murin, Leo për Gjestin: E bëri për të marrë vëmendje, tentoi edhe në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.