Zelenski në Londër! Britania e Madhe dhe Franca do të punojnë për një plan paqësor për Ukrainën

Presidenti ukrainas mbrëmë u prit nga kryeministri britanik Kir Starmer i cili tha se ka zhvilluar bisedë telefonike me Zelenskin dhe Trampin. “Më lejoni të them se jeni shumë të mirëseardhur këtu në Dauning City dhe siç i dëgjuat duartrokitjet në rrugë, e keni përkrahjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi me ju, […] The post Zelenski në Londër! Britania e Madhe dhe Franca do të punojnë për një plan paqësor për Ukrainën appeared first on InfoShqip.com.

Mars 2, 2025 - 22:00
 0  4
Zelenski në Londër! Britania e Madhe dhe Franca do të punojnë për një plan paqësor për Ukrainën

Presidenti ukrainas mbrëmë u prit nga kryeministri britanik Kir Starmer i cili tha se ka zhvilluar bisedë telefonike me Zelenskin dhe Trampin.

“Më lejoni të them se jeni shumë të mirëseardhur këtu në Dauning City dhe siç i dëgjuat duartrokitjet në rrugë, e keni përkrahjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi me ju, me Ukrainë aq sa do të nevojitet”, tha Kir Starmer.

Dy shtetet nënshkruan huamarrje prej thuajse 2,5 milionë euro për dërgesa ushtarake.

Shumë ju falënderoj Kir, zoti kryeministër, jam i lumtur që jam këtu. Me të vërtetë, pashë shumë njerëz dhe dua të falënderoj juve, popullit të Mbretërisë së Bashkuar për këtë përkrahje të madhe që nga fillimi i luftës”, deklaroi Zelenski.

Zelenski zhvilloi takim me 15 liderë nga Europa dhe Kanada ku biseduan për mundësinë për paqe të përhershme dhe për idetë për garanci për sigurinë e Ukrainës.

“I thashë Zelenskit se duhet të gjejë mënyrë që t’i rinovojë lidhjet me amerikanët, për shkak se duhet lëvizur bashkë. Ukraina, SHBA-të dhe Europa. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rute.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina do të punojnë për një plan armëpushimi për ta paraqitur në Shtetet e Bashkuara.

The post Zelenski në Londër! Britania e Madhe dhe Franca do të punojnë për një plan paqësor për Ukrainën appeared first on InfoShqip.com.