Kasami: Asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të cenohet! Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Kushtetueses

Bilall Kasami komentoi letrën e hapur të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ndaj Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Kasami tha se përbërja e kësaj gjykate është trashëgimi e BDI-së. “I njëjti ka pasur 20 vite që t’i zgjidhë këto probleme të cilat sot na i ka lënë trashëgimi, por ajo që mund të them që as […] The post Kasami: Asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të cenohet! Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Kushtetueses appeared first on InfoShqip.com.

Prill 2, 2026 - 16:00
Kasami: Asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të cenohet! Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Kushtetueses

Bilall Kasami komentoi letrën e hapur të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ndaj Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Kasami tha se përbërja e kësaj gjykate është trashëgimi e BDI-së.

“I njëjti ka pasur 20 vite që t’i zgjidhë këto probleme të cilat sot na i ka lënë trashëgimi, por ajo që mund të them që as Ligji për Gjuhët, as gjuha shqipe dhe as një e drejtë e siguruar e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, në asnjë mënyrë nuk do të vonohet dhe për këtë garanton kjo qeveri”, tha Kasami.

Kreu i Lëvizjes Besa tha se nuk pajtohet me “deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Gjykata Kushtetuese është organ, institucion i pavarur, të cilën po ashtu na e ka lënë trashëgimi qeveria paraprake. Ne do të punojmë që edhe kjo gjykatë tëfunksionojë në bazë të Kushtetuese dhe ligjit. Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në disa raste, jo vetëm sa i përket gjuhës shqipe”, shtoi Kasami.

The post Kasami: Asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të cenohet! Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Kushtetueses appeared first on InfoShqip.com.