Kasami: Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka falënderuar Rifat Jasharin për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. “Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës […]

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka falënderuar Rifat Jasharin për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve.
“Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës dhe luftës së familjes Jashari, por edhe gjithë shqiptarisë, për të çliruar Kosovën nga agresori serb.
Historia që harrohet, përsëritet. Andaj kurrë nuk do të harrohet historia e Prekazit, Drenicës dhe e gjithë Kosovës.
Jasharajt janë vetë historia!”, ka shkruar Kasami.