Katër raste të dhunës familjare në Maqedoni, ndalohen dy persona
MPB Maqedoni njofton se dy persona janë privuar nga liria nga gjithsej katër raste të denoncuara për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit. “Më 20.05.2026 në orën 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria K.D. (3...
MPB Maqedoni njofton se dy persona janë privuar nga liria nga gjithsej katër raste të denoncuara për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit.
“Më 20.05.2026 në orën 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria K.D. (33) nga Shtipi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 03:00, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare, ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare”.
“Më 20.05.2026 në orën 11:00 në SPB Shkup, një burrë 38-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 17:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Draçevës, ishte kërcënuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare”.
“Më 20.05.2026 në orën 11:30 në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria J.D. (73) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 66-vjeçare se në shtëpinë familjare ai e kishte kërcënuar me një send të mprehtë”.
“Më 20.05.2026 në orën 22:15 në NJPB Gostivar, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Gostivarit njoftoi se rreth orës 19:00, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, vjehrra e saj ishte përpjekur ta sulmonte me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Në fund theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të tyre të plotë, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.