“Ke rrahur një femër në mes të lokalit”, Gert Ferra akuzon rëndë Laert Vasilin: I pafytyrë
Aktori Gert Ferra është përplasur me tone të larta me Laert Vasilin, lidhur me një ngjarje të ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Ferra e akuzoi Vasilin për një incident të ndodhur jashtë shtëpisë, duke pretenduar se ai kishte dhunuar një grua në një lokal, ndërsa Vasili i mohoi këto akuza duke e quajtur […] The post “Ke rrahur një femër në mes të lokalit”, Gert Ferra akuzon rëndë Laert Vasilin: I pafytyrë appeared first on InfoShqip.com.
Aktori Gert Ferra është përplasur me tone të larta me Laert Vasilin, lidhur me një ngjarje të ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Ferra e akuzoi Vasilin për një incident të ndodhur jashtë shtëpisë, duke pretenduar se ai kishte dhunuar një grua në një lokal, ndërsa Vasili i mohoi këto akuza duke e quajtur një sulm të pabazuar.
Përplasja verbale u përshkallëzua kur në bisedë u përfshinë edhe emra të tjerë dhe çështje të ndjeshme, duke e bërë situatën gjithnjë e më të tensionuar. Në mes të debatit, moderatori dhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin situatën.
Pjesë nga debati:
Laert Vasili: Ty nuk të bën mirë pushteti. Ke përmendur emra ëngjëjsh këtu brenda, ke përmendur emra fëmijësh. Kush është emri që fillon me S. Kush është?
Gert Ferra: Vajza e shoqes time.
Laert Vasili: Çtë duhet ty? Ty çtë duhet me fëmijët e botës?
Gert Ferra: Unë e kam mbajtur atë fëmijë në dorë, o djalë i turpshëm.
Laert Vasili: Çfarë të duhet ty?
Gert Ferra: E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit.
Laert Vasili: Ti para meje je ulur në gjunjë dhe më ke kërkuar ndjesë.
Gert Ferra: Kush mor?
Laert Vasili: Ti ti…
Gert Ferra: Ti je totalisht i pafytyrë.
Laert Vasili: Kjo është e vërtetë, ka edhe dëshmitarë.
Gert Ferra: Ti ke thënë hiqe nga puna..
Laert Vasili: Çfarë po thua?
Gert Ferra: Ti, ti, ti o i sëmurë.
Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.
Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.
Gerti: Erdhi një dron me inicialen…
Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.
Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.
Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.
Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.
Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.
Gerti: Edhe për atë do flasim.
Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.
Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more.
The post “Ke rrahur një femër në mes të lokalit”, Gert Ferra akuzon rëndë Laert Vasilin: I pafytyrë appeared first on InfoShqip.com.