KEM “Manastir” po përgatitet për të hapur një minierë të re qymyri në afërsi të minierave ekzistuese

Pesë vjet para fillimit të tranzicionit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe prodhimit të rrymës nga lëndës djegëse, proces që duhet të fillojë në vitin 2030, KEM “Manastir” po përgatitet për hapjen e minierës së re të qymyrit në afërsi të minierës ekzistuese, transmeton Telma, përcjell Portalb.mk. Njoftimet më optimiste janë se aktivitetet do […]

maj 12, 2025 - 20:00
 0  5
KEM “Manastir” po përgatitet për të hapur një minierë të re qymyri në afërsi të minierave ekzistuese
REK Manastir, foto: Elektranat e Maqedonisë së Veriut

Pesë vjet para fillimit të tranzicionit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe prodhimit të rrymës nga lëndës djegëse, proces që duhet të fillojë në vitin 2030, KEM “Manastir” po përgatitet për hapjen e minierës së re të qymyrit në afërsi të minierës ekzistuese, transmeton Telma, përcjell Portalb.mk.

Njoftimet më optimiste janë se aktivitetet do të fillojnë në vitin 2026, dhe periudha përgatitore do të zgjasë tre vjet. Miniera do të ketë një jetëgjatësi operative prej vetëm 4 vitesh, por Elektranat shtetërore thonë se me qymyrin nga Zhivojno, Maqedonia pritet të bëhet plotësisht e pavarur nga ky burim energjie, gjë që nënkupton edhe një ulje të kostos së prodhimit të energjisë elektrike.

“Prodhimi do të mbulohet plotësisht nga burimet tona, do të braktiset blerja e qymyrit të importuar, i cili është relativisht i shtrenjtë dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e energjisë elektrike, duke kaluar kështu në aspektet sociale dhe ekonomike”, tha Toni Angelevski, drejtor për zhvillim dhe planifikim në KEM “Manastir”.

Kombinati për Energjetikë dhe Miniera (KEM) “Manastir” është i shënuar në raportet ndërkombëtare si një nga ndotësit më të mëdhenj të dioksidit të squfurit dhe pluhurit në Ballkanin Perëndimor, por në Maqedoni është e vështirë të provohet se Kombinati ndot dhe deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë.

KEM “Manastir” do të modernizohet dhe me këtë do të përmirësojë performancën e prodhimit dhe do i reduktojë emetimet e grimcave të dëmshme dhe pluhurit deri në vlera kufitare sipas direktivave dhe legjislacionit evropian, njoftojnë nga Ministria e re e Energjetikës në tetor të vitit 2024.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor.